spot_img
Tuesday, March 18, 2025
spot_img

A do të marrë pjesë Thaçi në varrim të babait, flasin nga Specialja

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare në gjendje të rëndë shëndetësore ka ndërruar jetë mbrëmjen e 16 marsit.

Nga Specialja, kanë treguar nëse Thaçi do të lirohet për të marrë pjesë në varrimin e babait.

Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, është shprehur se për një çështje të tillë do të vendosë Paneli përgjegjës.

‘’Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’u bëjnë kërkesa gjyqtarëve kompetentë për arsye detyruese humanitare. Gjyqtarët do të vendosin për kërkesa të tilla’’, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara.

Më datë 13 mars, Hashim Thaçi u lejua nga Haga të vijë në vizitë te babai, pasi iu refuzua kërkesa për të disatën herë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit