spot_img
Tuesday, March 18, 2025
spot_img

E rëndë në Ferizaj, një grua gjendet pa shenja jete në banesën e saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Ferizajt, ku një person është gjetur pa shenja jete në banesë, në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani”. Viktima është një grua e moshuar, për vdekjen e të cilës tashmë është iniciuar hetimi.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është D. Skopec (67-vjeçare), e cila u gjet e vdekur në banesën e saj.

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor, pas ekzaminimeve për shenjat vitale.

Si rezultat i denoncimit, në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë përkatëse policore.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar hapjen e rastit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit