spot_img
Tuesday, March 18, 2025
spot_img

Trump thotë se do të flasë me Putin nesër për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është deklaruar se do të zhvillojë një bisedë me presidentin rus, Vladimir Putin, nesër për të diskutuar për mundësitë e përfundimit të luftës në Ukrainë.

Kjo ka ardhur si rezultat i bisedimeve pozitive mes zyrtarëve amerikanë edhe rusë në Moskë.

“Duam të shohim nëse mund ta përfundojmë këtë luftë. Ndoshta mundemi, ndoshta jo, por besoj se kemi një shans të mirë”, tha Trump para gazetarëve gjatë një fluturimi nga Florida për në Uashington, raporton Reuters.

Presidenti Trump është dukë u përpjekur të sigurojë mbështetjen e Putinit për një armëpushim 30-ditor, të cilin Ukraina e ka pranuar javën e kaluar.

Edhe luftimet e ashpra kanë vazhduar, me sulme ajrore nga të dyja palët dhe me forcat ruse që po përpiqen të largojnë ushtarët ukrainas nga rajoni i Kurskut.

Nën anë tjetër, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe këshilltari për siguri kombëtare, Mike Waltz, janë deklaruar se ka ende sfida për t’u zgjidhur para se Rusia të pranojë armëpushimin dhe një marrëveshje paqeje.

Rubio theksoi se paqja do të kërkonte “lëshime nga të dyja palët” dhe se negociatat do të ishin të vështira për sa kohë që luftimet vazhdojnë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur optimizëm për përfundimin e luftës, por ka këmbëngulur se sovraniteti i vendit të tij nuk është i negociueshëm dhe se Rusia duhet të tërhiqet nga territoret e pushtuara, përfshirë Krimenë dhe rajonet lindore të Ukrainës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit