spot_img
Monday, March 17, 2025
spot_img

Sami Lushtaku shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit: Një burrë i urtë, qëndroi i pathyer përballë sakrificave

Ish-kryetari i Skenderajt dhe ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit Hashim Thaçi.

Në një mesazh ngushëllimi, Lushtaku e cilësoi Bacën Haxhi si një burrë të urtë, me vlera të larta familjare dhe kombëtare, që qëndroi i fortë përballë sfidave dhe sakrificave që përjetoi familja e tij gjatë periudhave më të vështira për lirinë e Kosovës.

“Ai ishte një prind i përkushtuar, i cili jo vetëm që rriti një lider dhe luftëtar të lirisë, por edhe qëndroi i pathyer përballë përndjekjeve dhe sakrificave që familja Thaçi përjetoi gjatë periudhave të ndryshme të kohës,” shkroi Lushtaku.

Ai shtoi se, pavarësisht sfidave dhe mallit të pashuar për të birin e tij, Haxhi Thaçi mbeti gjithmonë krenar për kontributin e djalit të tij në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit