Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit Hashim Thaçi.
“Ndarja nga jeta e Bacit Haxhi është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen Thaçi, por për të gjithë ne që e njohëm nga afër. Ai na la pas një epokë historie dhe një trashëgimi dashurie për atdheun,” shkroi ai.
Hamza shtoi se Haxhi Thaçi do të mbetet gjithmonë një shembull i njeriut me shpirt të madh, i lidhur me tokën, familjen dhe lirinë.
“Zoti e pastë mëshiruar Bacën Haxhi dhe i lehtë i qoftë dheu i Kosovës!” përfundoi ai.
