Familjarët vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e Spitalit në Koçan dhe tani gjendja është më e qetësuar se më herët.
Kjo pasi që, me herët familjarët shkaktuan një situatë të tensionuar, duke kërkuar që të afërmit e tyre (viktimat) të mos dërgohen për obduksion.
Tashmë, ata janë marrë vesh me institucionet përkatëse, dhe po lejojnë dërgimin e trupave për autopsi, derisa ende po qëndrojnë në oborr të spitalit për të marrë informata të detajuara.