Raportohet se ish-Ministri i Ekonomisë në Maqedoni të Veriut, Kreshnik Bekteshi, është ftuar nga policia atje për t’u marrë në pyetje, pas tragjedisë së Koçanit ku 59 persona humbën jetën nga zjarri në një klub nate, ndërsa qindra të tjerë mbetën të plaguar.
Çështja për të cilën po merret Bekteshi në pyetje ka të bëjë me licensën falso me të cilin kishte operaruar klubi i nates “Pulse” e cila thuhet të jetë lëshuar përmes veprimeve korruptive të ish-zyrtarëve të kësaj minsitrie.
15 persona thuhet të jenë arrestuar ndër 20 të dyshuar, ku në mesin e të arrestuarve ka dhe ish-zyrtarë shtetërorë si ish-sekretarë dhe drejtorë të kësaj ministrie.