spot_img
Saturday, October 19, 2024
spot_img

Prokuroria e konfirmon: Kërkohet paraburgim për biznesmenin e dyshuar për dhunimin e mërgimtares

Biznesmeni nga Prizreni, Granit Paqarizi, i njohur për organet e rendit për shkak të të kaluarës së tij kriminale, ndodhet nën masën e ndalimit policor. 38-vjeçari këtë herë dyshohet për veprën penale “Dhunimi”, që dyshohet se e ka kryer para disa ditësh në një motel në Fushë Kosovë.

Gazeta raportoi mbrëmë ekskluzivisht për arrestimin dhe ndalimin e Paqarizit, ndaj të cilit tashmë është ushtruar kërkesa për masën e sigurisë.

Në një përgjigje zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, e ka konfirmuar se ndaj të dyshuari është paraqitur kërkesa për paraburgim.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhunimi”, sipas KPRK-së, si dhe ndaj të njëjtit është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në gjykatën kompetente.”

Paqarizi u dërgua të mërkurën në mbajtje, ndërsa rasti ka ndodhur para disa ditësh në motelin ‘Diamonds’ në Fushë Kosovë, ku dyshohet se e ka dhunuar një 21-vjeçare (mërgimtare).

Denoncimi i viktimës, e cila kërkoi ndihmë, aktivizoi Policinë e Kosovës dhe si rezultat u ndërmorën veprimet e nevojshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit