spot_img
Sunday, March 16, 2025
spot_img

Vuçiq deklarohet pas protestave masive: E kuptuam mirë mesazhin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u deklarua pas protestës së madhe të studentëve sot në Beograd.

Vuçiq tha se janë lënduar gjithsej 56 persona, por asnjë nuk është lënduar rëndë. 22 persona u arrestuan, tha ai u arrestuan.

Vuçiq nuk la pa ironizuar me numrin e pjesëmarrësve.

“Dëshiroj të shpreh kënaqësinë time në emër të të gjithë qytetarëve, si President i Republikës, që u mbajt një protestë e madhe me energji të jashtëzakonshme negative dhe zemërim ndaj autoriteteve dhe nuk pati lëndime të rënda. Gjithsej 56 persona janë lënduar, por asnjë nuk është lënduar rëndë”, tha Vuçiq.

Vuçiq mohoi akuzat se në protestën e sotme është përdorur topi zanor, duke i cilësuar këto pretendime të turpshme.

Në fund ai u bëri thirrje studentëve që të rishqyrtojnë nëse janë përmbushur kërkesat teksa tha se e kuptuan mirë mesazhin.

“Kjo ka vazhduar për katër muaj e gjysmë. Katër muaj e gjysmë agoni pas një tragjedie të tmerrshme. E kuptuam mirë mesazhin. Ne do të duhet të ndryshojmë . Dua të besoj se edhe të tjerët e kuptuan që qytetarët duan të ndryshojnë qeverinë në zgjedhje. I bëj thirrje studentëve që të analizojnë me themel dhe me ndershmëri tre kërkesat e para, pa presion nga grupe ekspertësh të rremë apo profesorë me ambicie politike. Ndonëse më vjen keq për përmbushjen e kërkesës së tretë. “Ky është gabimi im më i madh”, thotë Vuçiq.

Sot në Beograd, është mbajtur ai që konsiderohet si tubimi më i madh në historinë e re të Serbisë. Me thirrjen e studentëve në bllokadë, qindra mijëra qytetarë nga i gjithë vendi erdhën në kryeqytet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit