spot_img
Sunday, March 16, 2025
spot_img

Shtëpia e biznesmenit në Prishtinë cak i hajnave: Vjedhin ora rolex, unazë diamanti e stoli ari – dëmi mbi 45 mijë €

Siguria në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga vjedhjet e grabitjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri nëpër banesa e shtëpi. Një rast i tillë ka ndodhur më 8 mars në Prishtinë, ku cak i hajnave ishte shtëpia një biznesmeni në lagjen “Zllatar”.

Burimet kanë bërë me dije se hajnat kanë hyrë më forcë në shtëpinë e një biznesmeni dhe kanë vkedhur kasafortën me bizhuteri të çmuara, para të gatshme e dokumente të rëndësishme.

Mirëpo, biznesmeni rreth moshës 37-vjeçare, rastin e ka raportuar në Polici më 14 mars, atëherë kur ka vërejtur se dera e ballkonit në katin e parë ishte hapur dhe në tokë kishte një copë hekuri. Pasi ka tentuar ta mbyllë derën dhe nuk ka mundur, ai ka dyshuar se diçka nuk ishte në rregull dhe ka kontrolluar dhomat, ku ka zbuluar se i mungonte kasaforta.

Ai ka raportuar në Polici se në kasafortë ndodheshin dy ora Rolex, me vlerë të përgjithshme 32,000€ (nga 16,000€ secila), një unazë me diamant, vlera e së cilës arrin 12,000€, para të gatshme rreth 2,000€, stoli të ndryshme ari, vlera e saktë e të cilave nuk dihet, si dhe disa dokumente të shtëpisë.

Dëmi i përgjithshëm i shkaktuar nga kjo vjedhje llogaritet të jetë mbi 45 mijë euro.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i cili ka udhëzuar nisjen e hetimeve për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Ndërkaq, Policia është duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj vjedhjeje.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar në lidhje me vazhdimësinë e këtij rasti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit