spot_img
Saturday, October 19, 2024
spot_img

Selimaj për dorëheqjen e avokatit të Kadri Veselit: S’është e lehtë shkëputja e tij në këtë fazë

Gjykata Speciale ka miratuar kërkesën e avokatit Ben Emmerson për tërheqje nga ekipi mbrojtës i ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli.

Gjykata siguroi se largimi i Emmersonit nuk do të shkaktojë vonesa në procesin gjyqësor.

Avokati, Meshar Selimaj e ka komentuar largimin e avokatit të Kadri Veselit, duke thënë se mund të jetë problematike për shkakun se avokati Ben Emmerson e ka përcjellur çështjen që në fillim.

“Është problematike, për shkakun se kemi të bëjmë me një mbrojtës që prej nga fillimi e ka përcjellur një çështje penale dhe shkëputja e tij në momëente të rëndësishme procedurale nuk është e lehtë përveç se ai ka qenë në dijeni të rethanave dhe provave materiale që i ka marë me kohë, kjo ndikon edhe në përgatitjen e mbrojtësit të ri mbrojtjes së Veselit,” tha Selimaj.

Selimaj thotë se duhet bërë një analizë më e gjatë të dihet se pse ka ardhur deri te shkëputja e kontratës.

Teksa shton se mbrojtja nuk është aspak e lehtë për ato të cilat akuzohet Veseli.

“Nëse për çështje financiare ka ndodhur një gjë e tillë atëherë duhët të bëhët një analizë më e drejtë, se pse ka ardhur deri te shkëputja e një kojtrate të tillë, cilat kanë qenë kërkëesat e Emmerson, sa ka pasur mundësi që shteti ti përmbush ato kërkesa, për shkakun se mbrojtja është e komplikuar, në këtë rast nuk ka mbrojtje të lehtë lidhur me këto vepra penale me të cilat akuzohet Veseli,” shtoi ai.

Sipas avokatit, duhet të shikohet në një aspekt më të gjërë se ku qëndron faji.

“A qëndron te mosfinancimi, apo ndoshta ka qenë edhe këkrkesa shumë e lartë e avokatit për përfaqësim edhe pse, duhet analizuar edhe anagazhimin e një avokati mbrojtës në këtë rast.”

Teksa shtoi se ka shumë mekanizma e faktorë që luajnë rol në një relacion të tillë.

“Duhet një angazhim maksimal dhe dinjitoz sepse mendoj që nuk kemi të bëjmë me emra të përveçëm, por kemi të bëjmë me mbrojtjen e një lufte të tërë të shqiptarëve të Kosovës, për shtet, liri e pavarësi.”

Se a mund të kërkojë avokati të tërhiqet, Selimaj thotë plotësisht po, sipas tij ajo është zgjedhje e lirë.

“Është e lirë edhe zgjedhja për ta shkëputur marrëveshjen me avokat, duhet dhe janë të parapara edhe rethanat ligjore dhe udhëzimet e përcaktuara drejtë ku regllohet kjo marëdhënie mes avokatit e klientit, askush askënd nuk mund ta mbajë me zor në një raport të tillë, zgjedhja është e lirë.”

Ndërsa theksoi se avokatit të ri do i duhet kohë që të njihet me provat materiale e personale.

“Avokatit të ri i duhet kohë të përgatitet që të njihet me provat materiale dhe personale, ai duhet ti analizojë ato që janë kryer ëe ato që do të viejnë në vazhdim, merr kohë ta kuptpjë thelbin e lëndës, avokatit të ri i duhet ta bëjë një strategji, ndoshta kjo do të dallojë prej strategjisë së mbrojtësit të kaluar,” shtoi Selimaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit