spot_img
Sunday, March 16, 2025
spot_img

Prona milionëshe, bibliotekë 70 mijë euro: Pasuria e Sami Kurteshit i cili në vit merr mbi 15 mijë euro pagë

Sami Kurteshi këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes për akuzat ndaj mediave, më konkretisht Nacionales, të cilën e quajti “media kriminale e vrasësve me pagesë”. I njëjti, pritet të intervistohet nga policia për këto deklarata.

Më poshtë, njihuni me pasurinë e Kurteshit të cilën e ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, merr pagë rreth 15 mijë e 800 euro në vit.

Megjithatë, sa i përket pronave të luajtshme e të paluajtshme, Kurteshi qëndron goxha mirë.

Ai në vitin 2024 ka deklaruar një shtëpi e cila kap vlerën e 1 milion eurove, një arë në vlerë të 500 mijë eurove dhe një truall në vlerë të 150 mijë eurove.

Kurteshi e ka deklaruar një veturë në vlerë 7 mijë eurove në pronësi të tij, një tjetër në pronësi të fëmijëve dhe një bibliotekë të vetën 70 mijë euroshe.

Po ashtu, ai ka deklaruar një biznes të bashkëshortesh, i cili ka vlerën e 45 mijë eurove.

Kurteshi ka edhe para të gatshme nëpër banka. Ai i ka 5 mijë franga në një bankë zvicerane dhe gjashtë mijë euro në një bankë në Kosovë.

Po ashtu, bashkëshortja e tij i ka 8 mijë euro të kursyera në një bankë.

Megjithatë, pavarësisht krejt këtyre, Kurteshi ka deklaruar se ka pagë vjetore rreth 15 mijë e 862 euro.

Çka tha Sami Kurteshi?

Gazeta Nacionale gjatë javës ka përcjellë procesin e rinumërimit të votave me postë, përkatësisht disa kuti të tilla ku në qendrën e numërimit, veç tjerëve, ishte edhe zyrtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi.

Ky i fundit, pyeti gazetarët se pse po e përcjellin.

“Pse po më vini prapa. A mu keni ardhë me m’përcjell a?” – thotë Kurteshi.

“Qëllimi juaj është me bë tituj kriminel për Vetëvendosjen. Media kriminale që e kanë një qëllim” – tha ai.

“Ju pse jeni këtu? A mendoni se jeni tuj bë presion të vazhdueshëm…?” – pyet gazetarja e Nacionales, Kurteshin.

“Jo hajt zonjë ec allahile. Ju jeni media kriminale të vrasësve me pagesë” – përsërit ai.

“Prej gazetës Nacionale? Jo s’je gazetë, nuk kam pa gazetë Nacionale, ju nashta keni pa, jeni të instruktumë prej një krimineli që është përbaltës dhe ndihmës i vrasësve me pagesë” – thotë Kurteshi.

Edhe para pak ditësh, i njëjti person me emrin Sami Kurteshi, ishte në qendrën e numërimit ku po bënte presion ndaj vëzhguesve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit