spot_img
Sunday, March 16, 2025
spot_img

Tërmkolli: LDK është shpërfytyruar në një firmë private të Lulmir tuxharit, rugovianë, ku jeni?

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe aktivistja politike, Melihate Tërmkolli ka kritikuar ish-partinë e saj, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Tërmkolli ka shkruar se LDK ka shpërfytyruar në një firmë private të Abdixhikut, e të tjera akuza.

“LDK- është shpërfytyruar në një firmë private të Lulmir tuxharit me kica e mica, millaka e harpallaka, një “rrugë e re” pa krye me kumbarë antishiptarin Edi Rama! Paramendoni ku ka ra LDK e Ibrahim Rugovës, LDK e jona, e djathta e Kosovës, themeluesja e shtetit, e lirisë e pavarësisë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Tutje, Tërmkolli ka pyetur se ku janë rugovianët.

Tërmkolli ka qenë deputete për disa mandate në Kuvendin e Kosovës, vite më parë ajo ka ndarë rrugët me ish-partinë e saj, LDK-në.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit