spot_img
Saturday, March 15, 2025
spot_img

Prokuroria e BE-së kryen hetime lidhur rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad

Zyra e Prokurorisë Publike Evropiane (EPPO) ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se po kryhen hetime lidhur me mundësinë e keqpërdorimit të fondeve të Bashkimit Evropian sa i përket rindërtimit të stacionit hekurudhor të Novi Sadit.

Pesëmbëdhjetë persona vdiqën dhe dy të tjerë u lënduan rëndë kur një strehë prej betoni u shemb në stacionin hekurudhor më 1 nëntor 2024.

EPPO-ja tha se Prokuroria duhet të vendosë për ushtrimin e juridiksionit të saj kur keqpërdorimi lidhet me fondet e BE-së të alokuara për vendet joanëtare.

Në mesin e këtyre vendeve është edhe Serbia, shtet kandidat për anëtarësim në BE.

Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) tha se prokuroria duhet të vendosë për ushtrimin e juridiksionit të saj kur mashtrimi lidhet me fondet e BE-së të alokuara për vendet joanëtare.

Këto vende përfshijnë edhe Serbinë, e cila është një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Duke pasur parasysh që dëmtimi i interesave financiare të BE-së është një pjesë përbërëse e veprës penale të mashtrimit, kur ky dëm ndodh në Belgjikë ose Luksemburg [pasi fondet paguhen atje, ku ndodhen institucionet e BE-së], ekziston juridiksioni i atyre shteteve anëtare dhe, rrjedhimisht, edhe juridiksioni i EPPO-së, pavarësisht se ku ka ndodhur vepra penale, për shembull në territorin e një vendi të tretë”, tha EPPO-ja.

Kjo zyrë tha se asnjë detaj i hetimit nuk do të bëhet publik me qëllim që të mos rrezikohet ky proces.

Tragjedia në Novi Sad shkaktoi shqetësim të madh në opinionin publik, teksa hetimet mbi shkaqet e shembjes së strehës po vazhdojnë.

Incidenti ndodhi katër muaj pasi ishte mbajtur ceremonia e inaugurimit të rindërtimit të ndërtesës së stacionit hekurudhor, pas tre vjetësh të rikonstruktimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit