Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përmes një postimi në platformën ‘Truth Social’, potencoi se nuk do të kishte pasur luftë Rusi-Ukrainë po të kishte qenë ai president.
“Joe Biden i shtrembër na futi në një “rrëmujë” të vërtetë me Rusinë (dhe GJITHÇKA TJETËR!), por unë do ta rregulloj”, shkroi ai.
Po ashtu, Trump tha se miliona njerëz kanë vdekur pa nevojë, që sipas tij mund të ketë pasoja të tilla nëse nuk arrihet të plotësohet dhe të nënshkruhet armëpushimi dhe marrëveshjen përfundimtare me Rusinë.
“Miliona njerëz kanë vdekur pa nevojë, dhe nuk do të shihen më…dhe do të ketë shumë të tjerë që do të pasojnë nëse nuk arrijmë të plotësojmë dhe nënshkruajmë Armëpushimin dhe Marrëveshjen Përfundimtare me Rusinë”.
“Nuk do të kishte pasur LUFTË po të kisha qenë unë President”, shkroi mes tjerash Trump në postimin e tij.