spot_img
Friday, March 14, 2025
spot_img

Zgjidhja për Ukrainën, Trump ‘vë me shpatulla pas murit’ Putin: Kujdes çfarë kërkon, NATO tani është më e fortë

Duke gjykuar nga komentet e Donald Trump, në lidhje me përgjigjen e Vladimir Putinit për armëpushimin që Ukraina e ka pranuar tashmë, duket se kreu i Shtëpisë së Bardhë dyshon se kolegu i tij nga Kremlini mund të po përpiqet të mashtronte.

Me “po, por jo”, nga njëra anë, lideri rus dëshiron të shmangë përplasje me kolegun amerikan, duke e refuzuar në mënyrë përfundimtare iniciativën; por nga ana tjetër, ndoshta ai kërkon vetëm shkaqe për të fituar kohë, në mënyrë që të vazhdojë ofensivën ushtarake në terren, e cila e ka çuar atë në rikthimin e rajonit të Kurskut, për të arritur në negociatat e paqes me një situatë të favorshme për kërkesat e tij.

Përgjigjja reale për qëllimet e Putinit duhej të vinte nga takimi i mbrëmjes së djeshme me dërguarin e posaçëm Steve Witkoff, nga i cili Trump donte të kuptonte nëse ekziston një mundësi për një negociatë të shpejtë dhe serioze mbi detajet e marrëveshjes për paqe të plotë, përfshirë një telefonatë ose takim të drejtpërdrejtë midis dy liderëve, ose nëse jemi ende në fazën e një loje të gjatë pokeri.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë foli nga Zyra Ovale, ku dje priti Sekretarin e Përgjithshëm të ri të NATO-s, Mark Rutte.

“NATO tani është më e fortë falë veprimeve të mia” tha ai. Pas përsëritjes se vendet anëtare të Aleancës duhet të rrisin investimet në mbrojtje deri në 5% të PBB-së, dhe pasi paralajmëroi se nuk do të tërhiqej kurrë nga taksat e vendosura ose të kërcënuara ndaj Kanadasë dhe Bashkimit Evropian, vëmendja u përqendrua te Ukraina.

Trump paralajmëroi se “do të ishte shumë zhgënjyese” nëse Putin do ta refuzonte planin e tij, dhe në fakt Vladimir e ka shmangur këtë, për të mos marrë mbi vete përgjegjësinë për dështimin dhe ndoshta për t’u përballur me një rritje të sanksioneve ekonomike. Prandaj, ai tha se “do të doja të takohem, ose të flas me Putin”.

Kjo mund të lidhet me një telefonatë të afërt, ose edhe një takim të drejtpërdrejtë, për të diskutuar detajet e armëpushimit dhe ndoshta marrëveshjen për paqe të përhershme. Megjithatë, për të arritur deri aty, është e nevojshme të sqarohen qëllimet e vërteta të kreut të Kremlinit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se në bisedimet me ukrainasit nuk u diskutua vetëm për armëpushimin, por edhe për zgjidhjen afatgjatë: “Çfarë do të bëjmë me anëtarësimin në NATO, ku përgjigja është e njohur që prej shumë vitesh. Çfarë territore do të mbahen ose lirohen. Fati i një centraleje të madhe për prodhimin e energjisë, pra kujt do t’i shkojë”.

Nga këto, Trumpit la të kuptohet se negociatat me Zelensky janë mjaft të avancuara, sepse përveç armëpushimit 30-ditor, në tryezë janë vënë edhe çështjet thelbësore të gjithë bisedës, edhe pse presidenti nuk përmendi garancitë e sigurisë të domosdoshme për ta bërë atë funksionale. Problemi tani është të kuptohet nëse Putin është i gatshëm të bëjë të njëjtën gjë, të zbresë në detaje për të negociuar paqen përfundimtare, apo nëse ai po kërkon vetëm të fitojë kohë për të krijuar situata të pakthyeshme avantazhi në terren.

Zelensky nuk është optimist: “Diktatori rus do të refuzojë propozimin e Shteteve të Bashkuara për armëpushim 30-ditor. Për ta arritur këtë, ai po vendos kërkesa të pamundura. Të gjithë e kemi dëgjuar nga Moska fjalët shumë parashikueshme dhe një manipulim të armëpushimit nga Putin: në të vërtetë ai po përgatit një refuzim që tani”.

Nëse Donald do të bindet se Vladimir po përpiqet ta mashtrojë, ai mund të reagojë duke e forcuar pozitat e tij, duke vazhduar kërcënimin e bërë dy ditë më parë për të vendosur “sanksione shkatërruese” si hakmarrje. Deri tani, megjithatë, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka mbështetur pothuajse gjithmonë retorikën e përdorur nga kolegu i tij i Kremlinit. Rreziku, pra, është që ai të pranojë kërkesat e tij edhe këtë herë, pa i negociuar ato me Zelensky, por duke i imponuar ato me forcën e bllokimit të ndihmave ekonomike dhe ushtarake.

Kjo frikë, kjo ndarje me evropianët të cilët janë përjashtuar deri tani nga negociatat, u shfaq gjithashtu gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të G7 që u mbajt dje në Kanada. Takimi rrezikoi të mbyllej pa një deklaratë të përbashkët, pikërisht sepse Sekretari i Shtetit Rubio kërkoi ta zbehte atë për Ukrainën, duke shmangur referencat për agresionin rus që sipas amerikanëve kërcënojnë të devijojnë negociatat. Megjithatë, mbetet ende pa përgjigje nëse pika e arritshme e këtij negociimi do të jetë një dorëzim para kërkesave të Putinit, apo një paqe e qëndrueshme dhe e pranueshme, për ukrainasit dhe evropianët.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit