spot_img
Saturday, October 19, 2024
spot_img

Arrestimi i “Bio Mulakut” me bashkëpunëtorin e tij, gjykata merr vendim të ri

Gjykata Themelore e Mitrovicës i ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit Nazmi Mulaku, “mjekut” që cili pretendonte se shëronte sëmundje të ndryshme. I njohur me nofkën “Bio Mulaku”, ai dyshohet për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”.

Bashkë më të, masa e paraburgimit i është vazhduat edhe bashkëpunëtorit të tij Përparim Ibishit.

Gazeta ka siguruar aktvendimin e gjykatës në të cilën thuhet se arsyeja e vazhdimit të paraburgimit për dy muaj është se ‘ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale, për të cilat edhe kanë filluar hetimet’. Po ashtu, aty ceket edhe mundësia e ikjes pasi i pandehuri nuk jeton në Kosovë.

”…kërkesën për vazhdimin e masës së paraburgimit e arsyeton me faktin se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale, për të cilat edhe kanë filluar hetimet, dhe kjo në bazë të provave të ofruara nga prokuroria, e të cilat janë bashkangjitur shkresave të lëndës. Përveç kushtit bazik, për caktimin, respektivisht vazhdimin e masës së paraburgimit, prokurori i shtetit ka konsideruar se plotësohen edhe kushtet e veçanta të parapara me dispozitat ligjore nga neni 184 par. 1 nën par.1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 e 1.2.3 të KPPRK-së. Rrezikun e ikjes, apo kushtin nga pika 1.2.1, prokuroria e mbështet në faktin se i pandehuri Nazmi Mulaku nuk jeton në Kosovës, por jeton në Zvicër dhe vije në Kosovë vetëm për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme, sipas termineve të caktuara dhe marrë parasysh se lidhur me çështjen në fjalë ende është faza e hershme e hetimit, ekziston mundësia që nëse të pandehurit lihen në liri, të arratisen dhe rrjedhimisht ta pengojnë zhvillimin e procedurës penale”, thuhet në vendim.

Nazmi Malokut i njohur me nofkën “Bio Mulaku” aktivitetin e tij e shpërndante me të madhe në rrjetet sociale.

Madje, ai pretendonte se është “shërues i shumë sëmundjeve që ende s’i ka zbuluar as mjekësia”.

Në njërin nga postimet e tij, Mulaku listonte gjithë sëmundjet që prentendonte se i shëronte.

Krahas kësaj ai publikonte edhe video të personave që shkonin për ‘shërim’ tek ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit