Makina e deputetit të Republikës Srpska, Nebojsha Vukanoviq, mbrëmjen e së premtes është djegur nga zjarri para shtëpisë së tij në Trebinje.
Vukanoviqi përmes një postimi në Facebook ka paraqitur pamje nga kamerat e vëzhgimit.
Ndërkohë, deputeti njihet si kritiku më i ashpër i regjimit të Milorad Dodik, dhe konsideron aktin si hakmarrje për aktivitetet e tij politike.
Incidenti ndodhi pasi Nebojsha Vukanoviq u kthye në Trebinje nga Banja Luka, ku mori pjesë në një seancë të Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska.
Në këtë seancë, përfaqësuesit e opozitës dhe shumicës qeverisëse, të kontrolluar nga Dodik, u përplasën ashpër gjatë një debati mbi draftin e kushtetutës së re të entitetit.