Sunday, October 13, 2024
spot_img

“Drejtori i CIA-s i dërgoi një mesazh të qartë Serbisë – ShBA nuk do të tolerojnë veprimet e saj”

Analistë, zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë në Bosnje e Hercegovinë e shohin vizitën e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA) në këtë vend dhe në Serbi si përgjigje ndaj sfidave që paraqet ndikimi i Kremlinit në rajon, si dhe ndaj aspiratave secesioniste të politikanëve prorusë në Republikën Sërpska.

Margarita Assenova, bashkëpunëtore e lartë në Fondacionin Jamestown në Uashington, thotë për Radion Evropa e Lirë se Serbia “ka kohë që po shkakton probleme në Bosnje e Hercegovinë” dhe se një gjë e tillë është bërë “më e dukshme dhe më e rrezikshme”.

Ajo theksoi se vizita e shefit të CIA-s, William Burns i dërgon një mesazh të qartë Serbisë: “Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë veprimet e saj.”

“Vizita e Burnsit është një mesazh shumë i mirë për Serbinë se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i tolerojnë veprimet e saj”, ka thënë Assenova.

Sipas saj, nga problemet në Ballkan do të përfitonte Kremlini, sepse ato do t’i shpërqendronin Shtetet e Bashkuara dhe Evropën nga lufta ruse në Ukrainë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit