Sot do të zhvillohet ndeshja e fundit e vlefshme për javën e 24-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku Suhareka, skuadër e cila po kalon një krizë të thellë, e pret në shtëpi Feronikelin ’74.
Ndeshja, që do të zhvillohet në orën 14:00, përfaqëson një përballje të rëndësishmë për të dy ekipet, të cilat janë në fund të tabelës.
Deri më tani, Suhareka ka grumbulluar 26 pikë, kurse Feronikeli ’74 qëndron me vetëm 13 pikë.
Ky takim mund të jetë vendimtar për fatin e të dy skuadrave në këtë edicion të Superligës.