Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka deklaruar se institucioni që ai drejton ka marrëdhënie të mira me të gjitha Federatat e Futbollit në Evropë.
Por, diçka më speciale sigurisht se janë raportet me Federatën e Futbollit të Kosovës duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për bashkëkombës.
Në ditët e fundit pati akuza nga menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala në drejtim të FSHF-së, por edhe nga selektori i Kosovës U-21, Afrim Tovërlani, pas vendimit të futbollistit Etnik Brruti që ta lë Kosovën U-21 për t’iu bashkuar Kombëtares shqiptare.
Mirëpo, kreu i futbollit shqiptar siguron se s’ka kurrfarë krisjeje me FFK-në, duke insistuar se raportet mbesin të ngushta dhe te veçanta, në krahasim me raportet Federatat tjera evropiane.
“Marrëdhënia me FFK? Kam marrëdhënie të mira me të gjitha federatat e Evropës, kurse me Federatën e Kosovës kam marrëdhënie vëllazërore”, deklaroi Duka në “Nazarko Podcast”.