Duket se Ola nuk do gjejë më qetësi nga Gjesti. Edhe pse fillimisht u duk sikur mes të dyve pati afrimitet (duke qenë se ajo iu përgjigj provokimeve të banorit), tanimë ka vetëm provokime dhe debate. Pasi i theu vezën mbi kokë, një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Gjestit dhe Olës.
Gjithçka nisi teksa Gjesti lunate me Aldon dhe Shkëlzenin me një patate që e kishin marrë për top. Kur patatja ra në tokë, e mori Vserlo dhe ia dha Olës, e cila e vendosi te gjoksi dhe i tha ‘hajde merre’.
Një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer Gjestit, ndaj ai mori një vezë dhe ia hodhi në kokë Olës.
Mes tyre më pas ka nisur një debat ku ai i thotë Olës që ‘ato fjalë që i tha atij, të shkojë t’i thotë aty ku është mësuar’.
Ola: Loja jote, me gjuajtje me vezë.
Gjesti: Ti je shpirtzezë, mos u merr mua. Te gjoksi e le atë, shko e bëje ku je mësuar.
Ola: Nuk të tha ‘hajde’ njeri, thashë ‘nuk ke shans ta prekësh’.
Gjesti: Shko ku je mësuar me thirr djemtë te gjoksi, i provokon, ik dyfytyrëshe.
Ola: Nuk i provokoj, ti s’ke shanse ta marrësh thashë.
Gjesti: Ku je rritur kështu? Ça morali ke?
Ola: Po ti ça morali ke që gjuan, që luan me ushqim?
Gjesti: Moj e pafytyrë.
Ola: Po ti që më gjuan mua? Po ti që ushtron dhunë mbi mua? Unë nuk preka me dorë.
Gjesti: E pamoralshme.
Ola: I pamoralshëm je ti.
Gjesti: E fut pataten te gjoksi dhe u thua djemve ‘hajde merreni’, pa pikë karakteri.
Ola: Ti më ke prekur me dorë.
Gjithsesi, pas episodit ku Gjesti i gjuajti me vezë Vserlos dhe Olës, shumë video qarkulluan në internet nga Big Brother Kosova, ku shihej se Gjesti e kishte bërë lojën me vezë edhe kur ishte atje.