spot_img
Wednesday, March 12, 2025
spot_img

Negociatat për anëtarësim në BE, Marta Kos viziton nesër Shqipërinë

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos do ta zhvillojë një vizitë dy ditore në Shqipëri, duke nisur nga nesër.

Kjo vizitë do të shërbejë si një rast për të diskutuar me autoritetet shqiptare mbi gjendjen e procesit të anëtarësimit në BE, veçanërisht progresin në reformat themelore dhe në drejtësi.

Në të parën vizitë të saj në Tiranë, që ishte paralajmëruar që në muajin janar, Kos do të zhvillojë disa takime të nivelit të lartë.

Gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, Kos së pari do të ndalet në Presidencë, ku do të takohet me Kreun e Shtetit, Bajram Begaj dhe po në të njëjtën ditë do të ketë një konferencë për mediat me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Tutje, pas kësaj konference Komisionerja për Zgjerim në BE, do të takojë edhe kreyparlamentaren Elisa Spiropali dhe nënkryetarin e Kuvendit Agron Gjekmarkaj, së bashku me kryetaren e Këshillit të Integrimit Jorida Tabaku si dhe kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Vlen të rikujtohet se Marta Kos në konferencën e Mynihut që u zhvillua në 16 shkurt të këtij viti, ku në panel ndodhej edhe kryeministri Edi Rama, deklaroi se Shqipëria i ka të gjithë kapacitetet që të përmbyllë procesin e shqyrtimit të grupkapitujve të integrimit deri në vitin 2027.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit