Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, sot ka ardhur në Kosovë, për t’u takuar me zyrtarët e vendit.
Së pari, në agjendë kishte takimin me presidenten, Vjosa Osmani, ku më pas dolën të dy bashkë në një konferencë për media.
Pastaj, ai është takuar edhe me kreun e Qeverisë, Albin Kurti.
Megjithatë, shefi i NATO-s, gjatë qëndrimit në Kosovë është duke u shoqëruar me ambasadorët e shteteve aleate në NATO, mes tyre edhe nga ambasadori i Gjermanisë në Alenacës Veriatlantike, Besa Andreas von Geyer.
Për këtë njoftoi, zëdhënësi dhe përgjegjësi për kulturë dhe edukim në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, Christian Bottcher.
Pos kësaj, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i uroi mirëseardhje ambasadorit von Geyer, teksa së bashku edhe me shefin e NATO-s, Rutte, ata vizituan kampin e KFOR-it në Prishtinë, “Film City” për, siç tha diplomati gjerman në Kosovë, “t’u takuar mes të tjerëve ushtarë gjermanë dhe për t’i falënderuar ata për shërbimin e tyre në misionet e NATO-s, KFOR & NALT, thelbësore për paqen dhe stabilitetin”.
Ndërkaq, siç bëhet e ditur, Rutte është takuar me Admiralin Stuart Munsch, komandant i komandës në Napoli, me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, sikurse edhe me Drejtorin e NALT, Christian Newrat.
