spot_img
Tuesday, March 11, 2025
spot_img

Shpërthen vullkani në Guatemala, largohen 300 familje

Vullkani Fuego i Guatemalës është konsideruar si një nga më aktivët në botë nga sizmologët, derisa i cili aktualisht është duke shpërthyer.

Ky vullkan qytetin e Guatemalës e ka larg vetëm 60 kilometra. Autoritetet e shtetit të Amerikës Qendrore kanë larguar rreth 300 familje, derisa edhe kanë paralajmëruar se 30.000 të tjerë mund të jenë në rrezik.

Ky shpërthimi filloi të dielën mbrëma dhe deri më tani nuk është raportuar për viktima. Autoritetet kanë mbyllur të gjitha shkollat ​​në afërsi dhe një rrugë kyçe që lidh disa komunitete në zonë.

Derisa, për njohësit, rreziku më i madh nga vullkani nuk mund të konsiderohet vetëm shpërthimi, por lahars, një ‘tsunami’ hiri, shkëmbi, balte dhe mbeturinash që mund të fundosin fshatra të tëra.

Një shpërthim i ngjashëm ishte në vitin 2018, ku vdiqen 194 njerëz dhe la 234 të tjerë të zhdukur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit