Një aeroplan është rrëzuar në Pensilvani, duke shënuar kështu një tjetër aksident ajror në SHBA.
Në bord ndodheshin pesë persona, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Aeroplani shpërtheu në flakë në një parking pranë një aeroporti të vogël në periferi të Pensilvanisë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 15:00 në jug të aeroportit Lancaster në Manheim Township.
Gjendja e të plagosurve nuk dihet ende.
Një zjarrfikës nga aeroporti mbërriti brenda pak minutash për të ndërhyrë në vendin e e ngjarjes.