X, rrjeti social i Elon Musk i njohur më parë si Twitter, nuk funksionoi për disa orë të hënën në mëngjes.
Përdoruesit e kësaj platforme raportuan se nuk mund të hynin në platformë ose në profilet e tyre, dhe se ende janë të qarta shkaqet që quan në problemin e aplikacionit.
Megjithatë, platforma u rikthye në funksion më vonë.
Sipas faqes Downdetector (i cili mbledh raportet e përdoruesve në lidhje me keqfunksionimet e llojeve të ndryshme të teknologjive), më shumë se 21,000 përdorues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 10,800 përdorues në Mbretërinë e Bashkuar raportuan probleme.