spot_img
Monday, March 10, 2025
spot_img

Kurti thotë se gjatë qeverisjes së tij 100 mijë gra kanë hapur për herë të parë xhirollogari bankare

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë sot se gjatë qeverisjes së tij “100 mijë gra kanë hapur për herë të parë xhirollogari bankare”.

Teksa ka folur për politikat qeveritare për fuqizim ekonomik të grave, ai pretendoi se kanë mbështetur “punësimin direkt të mbi 12 mijë grave”.

“Gjatë këtij mandati të parë kemi bërë shumë hapa. Kemi mbështetur punësimin direkt të mbi 12 mijë grave. Mbështetëm punësimin e 4 mijë personave, mbi tyre 55% gra – të familjeve që s’kanë pasur asnjë të punësuar”, tha ai.

“100 mijë gra kanë hapur për herë të parë xhirollogari bankare…Hapat tonë si shtet tregojnë fokus politik edhe konsistencë institucionale – jo pak sfida mbeten. Përvoja e vendit tonë mban një përvojë që nuk mohohet – një shoqëri e dalur nga një okupim i gjatë…e tash duket se betejën me lirinë individuale e ka si sfidë të radhës”, tha mes tjerash ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit