spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

MD: Paga nuk është justifikim i largimit të Emmrson, ka përfituar mbi 4 milionë euro

Ministria e Drejtësisë ka reaguar pas dorëheqjes së avokatit të ekipit mbrojtës të Kadri Veselit, Ben Emmerson.

Sipas MD-së, Emërson ka përfituar mbi 4 milionë euro dhe se arsyeja për pagë të ulët nuk është arsye.

“Personat që tërhiqen nga detyra e tyre mund të gjejnë justifikime të ndryshme, por pagesa e ulët nuk është një prej tyre. Avokati Ben Emmerson, i cili përfaqëson z. Kadri Veseli, ka përfituar nga Ministria e Drejtësisë një shumë prej 4,019,724.91 euro (katër milion e nëntëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e njëzet e katër euro e nëntëdhjetë e një cent)”, thuhet në reagim.

MD ka bërë të ditur se deri më sot, ka paguar një shumë totale prej 26,179,562 eurosh (njëzet e gjashtë milion e njëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e dy euro) për mbrojtjen e personave që po mbahen në paraburgim. Pretendimet se Ministria nuk po i paguan mjaftueshëm avokatët janë krejtësisht të pavërteta.

Në reagim e saj i kanë quajtur tendencioze raportimet për mungesë të pagesave.

“Ministria e Drejtësisë vazhdon të punojë me profesionalizëm brenda kompetencave dhe kapaciteteve të saj, për të përmbushur të gjitha kërkesat e mbrojtjes për të gjithë ata që padrejtësisht po gjykohen nga Gjykata Speciale. Për më tepër, Ministria e Drejtësisë me vëmendje të veçantë përcjell çdo veprim brenda Gjykatës Speciale dhe është e përkushtuar të bëjë punën më të mirë të mundshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e ish-krerëve të UÇK-së, duke u siguruar që ata të kenë mbështetje të plotë në çdo hap të këtij procesi”, thuhet tutje.

Gjykata Speciale ka njoftuar se ka pranuar kërkesën e Emmerson për largim nga ekipi mbrojtës i Veselit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit