spot_img
Monday, March 10, 2025
spot_img

Në emisionin Autokton të autores Anila Ahmataj u trajtua “K’cimi i Tropojës” në UNESCO

Të flasësh për traditën kombëtare është e pamundur të thuash gjë jashtë pikëpamjeve, që ke mbi kombin, meqë tradita kombëtare në esencë është përvojë kulturore dhe shpirtërore e një kombi.

Çdo komb ka rrugën e tij në historinë botërore, çdo popull mban në gjirin e vet doke, zakone, tradita të papërsëritshme, të cilat ndryshojnë nga krahina në krahinë, por që gjithsecila prej tyre mbart në vetvete një element që e dallon nga tjetra. Të gjithë këto elementë të marrë sëbashku përbëjnë vlerat e një kombi.

Një ndër këto krahina është dhe Tropoja, e cila gjeografikisht është e vogël, por ka lindur dhe rritur njerëz të mëdhenj, që i kanë dhënë dhe po japin, kontribut në zhvillimin e atdheut tonë.

Rrethi i Tropojës kufizohet në Perëndim me Shkodrën dhe Malësinë e Madhe, në Jugperëndim me Pukën, në Juglindje me Kukësin dhe në Verilindje me Kosovën.

Tropoja është pjesë etnokulturore e Malësisë së Gjakovës dhe historikisht marrëdhëniet dhe komunikimet i ka pasur me Gjakovën si qendra më e afërt urbane.

Tropoja është banuar që në periudhën e hershme të hekurit. Në kohën e ilirëve, kjo zonë ka qenë e populluar nga fisi i Dardanëve. Rosuja ka qenë qendra më e njohur qytetare në kufirin mes labeatëve dhe dardanëve dhe daton 400 vjet para lindjes së Krishtit.

Aty gjejmë ndërtime në qyteza dhe në kala. Banesat janë vendosur mundësisht në vende me mbrojtje natyrore, në vende të pjerrëta, në kodra, mbi shkëmbinj etj.

Banesa u përshtatej kushteve të jetesës dhe rrethanave luftarake. Ndër format me të preferuara të banesave mbizotëronin kullat e tipit te Malësisë. Banesa tip kulle është një zgjedhje e zgjuar e asaj periudhe historike, duke e vendosur atë gjithnjë në pozicione strategjike. Banesa tipike të tilla mund të përmendim: në Curraj te Epërm, në Lume të Gashit, Kulla e Mic Sokolit, etj.

Tradicionalisht malësori ka pasur edhe një banese sezonale, në bjeshkë kur dërgonin bagëtitë në kullota verore, traditë që vazhdon edhe sot.

Këto njihen me emrin stane, ndërtohen me mure guri të pa lidhur me llaç, me gardh apo me puretka druri. Bjeshkët e Tropojës janë të njohura në gjithë Shqipërinë, ku ato shpesh herë kanë qenë edhe kuruese për shumë sëmundje, të tilla janë: Ajo e Sylbilës, Doberdolit, Ujezës, Kusheticës, Pojanit, Bjeshka e Gjarprit, Jezercës, Përbujës, Rreshkez, Livadhi i Musës, Zapllakës, Herushtës.

Tropoja gjithashtu dallon për pasuritë e saj natyrore, që Zoti i ka fal, Tropoja është e bekuar nga Dervish Luzha, e Rexhep Beli, si dhe vorri i Shkëlzenit. Shkrimtari ynë shqiptar Dritëro Agolli në poemën Nënë Shqipëri e fillon atë me dëshirat e tij për ta nënshtruar fjalën, poezinë, e më pas vijon me vizatimin e portretit të nënës Shqipëri, me bukurinë e saj mahnitëse, kalon më tej me përshkrimin e maleve: “Shkelzeni si dhëndër i kaltër pret nusën në festë. / Tomor e Shpirag, / Njëri ne hark, / tjetri me shpatë, / qëndrojnë veshur gri si shqyptarë ilirë; / Cukali mban topuzin me krahun e djathtë, / me gjoks nga Buna e lirë” .

Tropoja e historisë, e këngës, e valles, e poezisë, e fisnikërisë, mikpritjes, bujarisë dhe pas datës 3 dhjetor 2024 edhe Tropoja që e njeh mbarë bota, për pranimin e elementit të Kcimit, në familjen e madhe botërore të Unescos.

Kërcimet popullore janë një minierë emocionesh për shoqërinë dhe individin në mundësinë e pakufishme që ky art ngërthen në shprehjen e gjendjeve më të holla shpirtërore nëpërmjet lëvizjes. Të gjitha lëvizjet e kryera në kërcim, përfshirë këtu edhe vallet popullore, kanë në vetvete një qëllim estetik. Qëllimi estetik është një nga ato më të rëndësishmit, sepse kërcimi në vetvete është burim kërkimi vlerash estetike. Pra Kërcim ka gjithë Shqipëria nga jugu në veri, por Kcim ka vetëm Tropoja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit