spot_img
Monday, March 10, 2025
spot_img

“Pozicion arbitrar”- VV’ja i reagon PZAP’së pasi kjo e fundit ia hodhi si të pasafatsme ankesën për votat me postë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar kundër Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pasi kjo e fundit ia hodhi ankesën, në të cilën u kërkua rivotimi me postë nën pretendimin se ka pasur skemë manipulimi nga LDK’ja.

PZAP ia ka refuzuar si të pasafatshme ankesën VV’së, meqë sipas tyre “pala ankuese (LVV), këtë parregullsi, ka mundur ta paraqes në momentin që e ka kuptuar shkeljen”.

Për këtë vendim ka reaguar sot partia në pushtet, duke thënë se e kishte dorëzuar ankesën përbrenda aftit të caktuar nga KQZ’ja.

Ata e kanë quajtur vendimin e PZAP’së arbitrar dhe të pashpjegueshëm.

Reagimi i plotë:

PZAP ndërron afatet që t’i ikë vendimit për rivotimin me postë

Administrimi i numërimit të fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ka shpalosur skemë manipulimi të votimit përmes postës nga subjekti LDK.

Vëzhguesit tanë gjatë numërimit të votave të dërguara me postë kanë grumbulluar fakte e prova me dëshmi për shkeljet e manipulimin e fletëvotimeve për llogari të LDK-së.

KQZ zyrtarisht ka njoftuar se më datë 5 mars 2025, ora 21:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit, dhe se afati i ankesave prej 48 orësh fillon të rrjedhë nga ky moment.

Të bindur se bëhet fjalë për ndërhyrje të organizuar për të manipuluar procesin e votimit përmes postës dhe deformimit të vullnetit të votuesve, krahas njoftimit të Prokurorisë e thirrjeve të vazhdueshme për të hetuar këtë proces, Lëvizja VETËVENDOSJE! në përputhje me Ligjin për Zgjedhje dhe rregullat e KQZ-së ka parashtruar ankesë në PZAP brenda afatit ligjor, me kërkesën për anulimin e fletëvotimeve të dërguara përmes postës dhe të urdhërojë KQZ-në që të organizojë procesin e rivotimit përmes postës.

Si subjekt politik, palë e autorizuar sipas Ligjit, kemi dorëzuar ankesën brenda afatit ligjor.

Afati i fundit për t’u ankuar mbi bazën e njoftimit të KQZ-së ka qenë data 07.03.2025, ora 21:00, kurse Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka dorëzuar ankesën bashkë me të gjitha provat në PZAP të premten, ora 20:20.

Njoftimi i sotëm nga ana e PZAP-së se ankesa jonë për anulimin e fletëvotimeve të dërguara me postë dhe rivotimin përmes postës është e paafatshme, është pozicion arbitrar dhe i pashpjegueshëm i PZAP.

Vendimi në fjalë nuk respekton njoftimin zyrtar të KQZ për momentin e përfundimit të të gjitha numërimeve në QNR dhe kështu bie ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, rregullat e KQZ-së, si dhe me praktikat e deritanishme të parashtrimit e shqyrtimit të ankesave për cënim të procesit zgjedhor.

Justifikimi i PZAP-së se kinse ankesa është e pasafatshme, është qartazi tendencë për t’i ikur përgjegjësisë institucionale e ligjore për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor.

Shkeljet e shumta e manipulimi flagrant i procesit të votimit përmes postës nga ana e LDK-së nuk mund të anashkalohet.

Vota dhe vullneti i lirë i votuesve duhet dhe do të mbrohet. Integriteti i procesit zgjedhor duhet të garantohet përmes anulimit të fletëvotimeve të dërguara përmes postës dhe organizimit të procesit të rivotimit.

Ndërsa, të gjithë ata që kanë ideuar, organizuar e zbatuar këtë krim zgjedhor duhet të nxirren para drejtësisë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! do të ushtrojë ankesë në afatin e paracaktuar pas shpalljes së rezultateve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit