spot_img
Friday, March 14, 2025
spot_img

E dhimbshme: Kjo është gruaja që dyshohet se i dha fund jetës te shtëpia e saj në Kamenicë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në shtëpinë e familjes Morina në Kamenicë, ku një grua u gjet pa shenja jete. Vdekja e viktimës u cilësua e dyshimtë dhe tashmë ka nisur hetimi nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Ky rast ka tronditur familjen e së ndjerës, kur e gjetën të varur në plemen që ndodhet afër shtëpisë së tyre.

Gruaja që dyshohet se i dha fund jetës është Xhemile Morina, rreth 51-vjeçare.

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, bashkë me njësitë përkatëse që kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjilan.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit