spot_img
Friday, March 14, 2025
spot_img

Reagon VV: Rritje e dyshimtë prej 400% për LDK-në nga votat e diasporës – “zbulohet” skema!

Lëvizja Vetëvendosje ka ngritur shqetësime serioze mbi skemën e përdorur në votimin përmes postës nga diaspora në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Sipas VV-së, votat e ardhura nga mërgata tregojnë një rritje të pazakontë prej 400% për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me modele të përsëritura të votimit për kandidatë të caktuar.

VV ka kërkuar hetim të plotë nga institucionet përgjegjëse për të siguruar një proces zgjedhor të drejtë dhe të ndershëm.

“Vullneti i popullit i shprehur në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk mund të preket e as tjetërsohet,” thuhet në reagimin e VV-së.

Postimi i plotë:

Është evidente skema që është përdorur nga votimi përmes postës në mërgatë. 400% më shumë vota për LDK-në, me vota shabllone për kandidatë të caktuar, ndërkohë që ekstremisht larg nga ky trend janë PDK e parti të tjera opozitare.

Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon hetim të plotë për të gjitha parregullsitë e raportuara në mënyrë që të sigurohet një proces zgjedhor i pastër, i drejtë dhe i ndershëm. Sikurse, shkeljet dhe parregullsitë e evidentuara tashmë i kemi raportuar në polici dhe prokurori. Mbetemi në pritje të reagimeve konkrete dhe zyrtare nga institucionet përgjegjëse.

Vullneti i popullit i shprehur në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 nuk mund të preket e as tjetërsohet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit