Tuesday, April 1, 2025
spot_img

Aleksandër Vuçiq sërish gjen strehë në Moskë!

Shkruan Prof. Dr. Enver Bytyçi

Në një bisedë telefonike të së premtes së kaluar midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u fol për mbështetjen e Moskës ndaj regjimit autokratik të Beogradit. Natyrisht që Vuçiq, si gjithmonë, do të gjente mbështetjen e Kremlinit sidomos në këto kohë të vështira për të, kur po përballet me zemërimin e rinisë, studentëve dhe qytetarëve të vendit të tij për shkak të korrupsionit endemik në institucionet serbe.

Kemi thënë vazhdimisht që Aleksandër Vuçiq është zgjatim i politikave destabilizuese në Europë e sidomos në Europën Lindore dhe Juglindore të regjimit të Moskës. Por askush nuk ka dëgjuar nga kjo anë. Shumë politikanë e diplomatë perendimorë besonin se kreu i shtetit të Serbisë do të “bënte kthesën e madhe” të orientimit të vendit të tij drejt Perendimit. Këtë pikëpamje e proklamuan si justifikim për marrëdhëniet e tyre të ngushta me Serbinë edhe kryeministri i Shqipërisë dhe përkrahësit e tij në Shqipëri e në Kosovë. Por ndodhi e kundërta.

Telefonata e Aleksandër Vuçiq me homologun e tij rus, Vladimir Vladimiroviç Putin, shënoi një moment zgjimi edhe për perendimorët, por edhe për jo pak politikanë, analistë e diplomatë shqiptarë që kanë çarë mikrofonat duke thënë se “Vuçiq nuk është pro-rus”! Jo pse ai mori sërishmi mbështetje politike nga aleati i tij në Moskë.

Mësë shumti për faktin se presidenti Putin e ftoi zotin Vuçiq të marrë pjesë në manifestimet me rastin e 80 vjetorit mbi fashizmin në Moskë. Bëhet fjalë për dartën 9 maj, ditë që tek ne festohet si Dita e Europës, e ndërkohë në Moskë bëhen parakalime e manifestime gjithëllojesh, përfshirë armatimin rus, me qëllim të sfidohet Perendimi e sidomos Gjermania.

Presidenti i Serbisë ishte i lumtur për ftesën e bërë dhe pjesmarrjen e tij në atë paradë gjigande, ku parakalojnë veç tjerëve edhe veteranët me gjoksin plot dekorata. Vuçiq do të shkojë më 9 maj në Moskë bashkë me një njësi ushtarake të ushtrisë serbe, e cila do të parakalojë në Sheshin e Kuq. Kjo ka një domethënie akoma më të madhe, po të kemi parasysh akuzat që të dy palët i artikulojnë si justifikim për destabilizimin e Europës Lindore dhe Juglindore. Kam parasysh këtu agresionin rus në Ukrainë, kërcënimin e Rusisë ndaj vendeve lindore ish-satelite të ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe kërcënimet e provokimet e vazhdueshme të Beogradit në Kosovë, Bosnjë – Hercegovinë, Malin e Zi, pse jo edhe në Maqedoni e Bullgari.

Parakalimi i njësisë ushtarake të Serbisë në paradën e Sheshit të Kuq më 9 maj është një simbolikë më shumë se një aleancë të zakonshme midis të dy vendeve. Eshtë dëshmi e përkushtimit të regjimit të Beogradit ndaj vlerave, tipareve dhe principeve të autokracisë kriminale të Vladimir Putin. Autokracia në Serbi e në Shqipëri ka pikërisht ato tipare që manifeston autokracia ruse. Njësia ushtarake serbe në Moskë do të shënojë një akt fuzioni midis dy vendeve në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

Ndërkohë që Europa planifikon një bashkim të të gjitha shteteve për të garantuar mbrojtje të përbashkët ndaj kërcënimeve ruse, Serbia dhe regjimi i saj autokratik kanë zgjedhur përfundimisht të shkojnë me aleancën e imperalizmit rus. Kështu ka ndodhur gjithmonë në historinë e re të Serbisë. Ka ndodhur në Luftërat Ballkanike e më pas në Luftën e Parë Botërore, por edhe në Luftën e Dytë. Nuk sesi të ndodhë ndryshe në këto kohë, kur Europa dhe njerëzimi gjenden në prag të një lufte të re planetare për shkak të agresionit imperialist të Rusisë në Ukrainë. Serbia përfundimisht u bë njësh me Rusinë.

Në fakt për këtë kapërcim të Aleksandër Vuçiq luajtën rolin e tyre protestat anti-regjim të studentëve, rinisë dhe qytetarëve të Serbisë. Lideri i sotëm serb ka akuzuar gjithnjë perendimin e deri te Albin Kurti për nxitjen e atyre protestave. Po ashtu politikanë të tjerë, deri te Brnabiq. Çka do të thoshte se regjimi i Beogradit do të thërriste në ndihmë aleatin historik e strategjik, Vladimir Putinin e Rusisë.

Dhe kështu ndodhi. A do t’i ndalojë kjo protestat? Shpresoj që kjo lidhje mafioze e dy auto dhe kleppto-kratëve të marrë përgjigje të fortë me reagim më të ashpër të studentëve kundër regjimit të Beogradit. Rënia e Vuçiq është paralajmërim dhe ogur i mirë, sepse rrëzimi i tij do të sjellë edhe rrëzimin e regjimit të narko-shtetit në Shqipëri dhe se Kosova do ta ketë më të lehtë rrugën drejt përfundimit të projektit të pavarësisë së saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit