spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

“Prishje e parevokueshme” – kjo është arsyeja pse Veseli e largoi Emmersonin

Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët, gjatë ditës së sotme miratoi përfundimin e përfaqësimit ligjor të Kadri Veselit nga mbrojtësi Ben Emmerson.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara, “Veseli dhe Emmerson u pajtuan me këtë vendim, duke bërë që Trupi Gjykues të aprovojë përfundimin e përfaqësimit ligjor për arsye të vlefshme”.

“Gjithashtu, Trupi Gjykues u bind se do të sigurohet vazhdimësia e përfaqësimit të Veselit dhe se ndryshimi i kryembrojtësit nuk do të shkaktojë vonesa në procesin gjyqësor”, ka thënë DhSK.

Vendimi do të hyjë në fuqi pasi të caktohet kryembrojtësi i ri dhe Administratorja e DhSK-së ftohet të marrë të gjitha masat e nevojshme sa më shpejt që të jetë e realizueshme.

Si erdhi deri te ky vendim?

Sipas Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ky vendim erdhi me kërkesë të Veselit.

Sipas vendimit të publikuar në faqen zyrtare të DhSK, thuhet se më 8 gusht 2024, Sekretari i dërgoi Kolegjit letrat nga Kadri Veseli dhe avokati Ben Emmerson në lidhje me përfundimin e përfaqësimit të avokatit.

Ndërkaq, thuhet se “më 20 gusht 2024, Sekretari i dërgoi Panelit dokumente të tjera në lidhje me kërkesën e z. Veseli për ndërprerjen e parakohshme të përfaqësimit të z. Emmerson si avokat kryesor”.

“Më 21 gusht 2024, me kërkesë të Panelit, palët konfirmuan në seancë private se nuk dëshirojnë të bëjnë ndonjë parashtresë për këtë çështje”, u tha mes tjerash në vendim.

“Më 7 gusht 2024, Sekretaria pranoi, përmes bashkë-avokates së z. Veseli, znj. O’Reilly, një letër nga z. Veseli, ku ai kërkonte tërheqjen e mbrojtësit ‘për shkak të një prishjeje të parevokueshme në marrëdhënien e avokatit klient’; dhe (ii) më 8 gusht 2024, z. Emmerson njoftoi Sekretarin, me letër, për tërheqjen e tij të hershme si avokat, pas vendimit të z. Veseli për të shkarkuar avokatin nga detyrat e tij”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Ndërkaq, thuhet se më 16 gusht 2024, Sekretaria ka pranuar një formular të nënshkruar në të cilin Veseli kërkon emërimin e z. Rodney Dixon si avokati i tij i ri kryesor.

Në kuadër të këtij vendimi, thuhet se “ekipi mbrojtës i z. Veseli aktualisht përbëhet nga njëmbëdhjetë persona, përkatësisht një avokat, tre bashkë-avokatë, gjashtë bashkëpunëtorë ligjorë/anëtarë të ekipit mbështetës dhe tre praktikantë”. Po ashtu, thuhet se Veseli dhe Emmerson kanë thënë se Veseli “do të vazhdojë të përfaqësohet nga Bashkë-Avokatja Znj. O’Reilly dhe znj. Rowan”.

“Z. Emmerson tregoi në letrën e tij se ai ‘do të përpiqet të sigurojë që tërheqja e tij nuk e paragjykon z. Veseli gjatë kësaj periudhe tranzicioni dhe se interesat [e z. Veseli] mbrohen”, thuhet më tej në vendim.

Thuhet po ashtu se Sekretaria pranoi një formular në të cilin Veseli kërkon emërimin e Dixon si avokat të ri të tij.

Vendimi potencon se “Paneli është i kënaqur se ndryshimi i avokatit kryesor nuk do të shkaktojë vonesa në procedurë. Paneli thekson në këtë drejtim se z. Veseli do të vazhdojë të ndihmohet nga dy avokatë të tjerë, të cilët kanë qenë të përfshirë në këtë rast për një kohë”.

“Për këto arsye, Paneli aprovon tërheqjen e z. Emmerson si avokat i z. Veseli. Ndërprerja e përfaqësimit të z. Emmerson për z. Veseli si avokat do të hyjë në fuqi ditën kur një avokat i ri kryesor caktohet nga Sekretari për të përfaqësuar z. Veseli. Në lidhje me këtë, Paneli fton Sekretarin që të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të emëruar avokatin kryesor për z. Veseli sa më shpejt që të jetë e mundur”, u theksua në vendim.

Në fund, u tha se paneli MIRATON ndërprerjen e përfaqësimit të avokatit Emmerson për Veselin si avokat.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit