spot_img
Friday, March 14, 2025
spot_img

Dibran Fylli: Ndezja e flakadanëve quhet “Nata e Zjarreve”, pasi më 7 mars përfundon beteja titanike

Regjisori dhe ideatori i “Natës së Zjarreve”, Dibran Fylli, ka treguar se si erdhi deri te ndezja e flakadanëve për nder të Epopesë së UÇK-së.

Ai ka theksuar se 7 marsi përfaqëson përfundimin e betejës së Jasharëve, dhe është flaka e lirisë në këtë ditë.

“Kjo ka qenë edhe ideuar se nata e tretë që 7 marsi të kulmojë me ndezjen e flakadanëve dhe të zjarreve, në fillim e kemi pasë vetëm ndezjen e zjarreve. Në vitin e parë në liri kur është mbajtur është ideuar ndezja e zjarreve”.

“Në vitin 1999 në kohë lufte, më 6 mars, e kemi mbajtur në një lëndinë, kurse në vitin 2000, në vitin e parë të lirisë janë ndezur zjarret, që e kemi quajtur zjarre”.

“Më pas edhe në vitin 2001 e kemi quajtur zjarre, dhe në vitin 2002 është marrë vendim përfundimtar që të quhet ‘Nata e Zjarreve’ për arsye se edhe më 7 mars përfundon beteja titanike e komandatit Adem Jashari me familjen e tij, kjo është ajo flaka e lirisë në ditën e tretë”, ka thënë Fylli.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit