spot_img
Friday, March 14, 2025
spot_img

Nënkryetari i LDK-së në Vushtrri për Rrezarta Krasniqin: Kërkojmë nga Abdixhiku që të marrë masa dhe të pastrojë LDK-në nga mbetjet e instaluara nga PDK-ja

Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte urdhëruar që të rinumërohen të gjitha qendrat e vendvotimeve në komunën e Vushtrrisë.

Ky vendim i Prokurorisë kishte ardhur pasi kandidatja për deputete nga LDK, Rrezarta Krasniqi ka akuzuar se ka pasur keqpërdorimin e votave në disa qendra.

Nënkryetari i LDK-së në Vushtrri, Shkëlzen Xhaferi, ka thënë sot se nga votat e rinumërimit dalin të njëjta, madje një më pak për Krasniqin.

“Nga 2,004 vota të numëruara në palestrën e Vushtrrisë për kandidaten tonë, ish-deputeten Rrezarta Krasniqi, pas rinumërimit të bërë pas ankesës në prokurori, rezultuan 2,003 vota.

Po, po, 2,003 vota! U bë lajm në të gjitha mediat se ju janë vjedhur votat nga komisionerët e LDK-së në Vushtrri, duke pretenduar se ishin vjedhur 1,500 vota. I dërgoi në prokurori komisionerët e shtëpisë së vet, i kërcënoi me plumb dhe, në fund, e shpërfaqi nëpër të gjitha mediat se i ishin vjedhur votat. POR drejtësia gjithmonë fiton në fund”, tha ai.

Xhaferi ka shkruar se Rrezarta duhet të kërkojë falje, madje sipas tij ajo është koordinuar me PDK-në për rrëzimin e Xhafer Tahirit.

“Tani, dil dhe kërko falje gjithë anëtarëve, rugovistëve dhe strukturës së LDK-së në Vushtrri, të cilën e njollose, e kërcënove, e dërgove në prokurori dhe, më kryesorja, që je në koordinim total me PDK-në për rrëzimin e Xhafer Tahirit!

Nuk mund të jesh ditën me LDK-në e në mbrëmje nëpër tavolina duke bërë marrëveshje me PDK-në për të rrëzuar Xhafer Tahirin. (Qyteti e di se ti ia humbe LDK-së balotazhin dhe tentove ta përçash partinë në zgjedhjet lokale.”, shkroi ai në “Facebook”.

Në fund, Xhaferi ka kërkuar që kryetari i LDK-së, Abdixhiku të merr masa ndaj Krasniqit.

“Dy herë aktivistët e LDK-së në Vushtrri të dhanë mandatin për deputete. Bëre 0 punë për ta. Kur nuk fitove herën e tretë, na njollose të gjithëve! Kërkojmë nga kryetari i LDK z.Lumir Abdixhiku që të marrë masa dhe të pastrojë LDK-në nga mbetjet e instaluara nga PDK-ja”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit