Valbona ka shpërthyer në lot mëngjesin e ditës së sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”
Valbona ka shpërthyer në lot mëngjesin e ditës së sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Teksa qëndronte vetëm në oborr, Valbona është përlotur.
Amber e pa banoren dhe i shkoi pranë dhe e pyeti se çfarë ka dhe ajo iu përgjigj se ka katër vjetorin e babit.
“Unë nuk jam në shtëpi”, tha Valbona.
Amber i thotë se ‘e vetmja gjë është që të jetë i lumtur aty ku është për ty”.
“Për mua, për të gjithë familjen. Ke parasysh që bëhet ai rituali i mëngjesit që shkohet te varrezat, para orës 12. Jam shumë e fortë dhe kam shumë forcë, po është diçka e paevitueshme, është një datë… nuk e di”, tha më pas Valbona.
Gazetarja gjithashtu bëri dhe hallvë për 4 vjetorin e humbjes së babait dhe ia shpërndau banorëve të tjerë.
Valbona me lot në sy ndezi edhe një qiri ku bëri lutje si dhe i kërkoi falje për çdo gabim që ka bërë.