Alban Krasniqi, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka sulmuar mediat në mbledhjen e komisionit, duke ngritur teori nga më të ndryshmet.
“Çka s’më pëlqen është qasja e kolegve edhe unë jam nuk e di pse them i zhgënjym, sepse nuk kisha prit më mirë që të sillen edhe brenda QNR-së, m’i paraqit kolegtë tjerë keq që mu dok kishe që dikush po tenton të bëjë diçka në proces, e deri sa janë këta vetë ata që e kanë pengu edhe punën brenda përmes vëzhguesve të tyre për me e shmang të vërtetave.
Ashtu sikur ka qenë e vërtetë që kemi hesht dhe jemi mundu deri në fund me ec procesi paqt. Koleg, ti shumë mirë e din që kemi diskutu me dhjetra herë për këtë përmasë të fletvotimeve të pavlefshme.
Keni qenë aty edhe kur kemi qenë ne, por që kurrë ato mediumet e juaja që i paguani qysh i paguani, nuk ju kanë qitë juve që çka jeni tu ba e tek jeni tuj ba. Ju kanë vërsul dy kolegëve të juj edhe me lejen e juj, bile edhe me videot që i kanë siguru vëzhguesit e juj, se me qat mision janë kanë, për me e prishë procesin, jo me e rregullu. Edhe ju edhe këtij kolegut që s’është këtu. Na tregoni ju pastaj, le ta di publiku, sa ndërhyrje i keni pasë prej vëzhguesve të VV-së? As edhe një.
Mediat që i dini ju cilat, me qëllime të caktuara me e mbulu një anulim, refuzim enorm mbi 1,600… po nuk bëhet me këso kalkulime. Kjo tendencë, se ne kemi pasë edhe njerëz, edhe vëzhgues me precedent kriminal, që na u kanë paraqit si viktima gjoja se, deri sa ata aq shumë kanë shku me cenim edhe të shprehjes por edhe me intimidim të vëzhguesve të tjerë dhe të ekipeve numëruese, sa që në momente të caktuara është nalë numërimi. Kjo kurrë nuk është bërë publike”, deklaroi Krasniqi në mbledhje.