Ish-e dashura e Kanye West, Amber Rose, ka zbuluar arsyen e vërtetë që reperi kontrovers ‘i vesh të dashurat e tij’ me veshje të vlerësuara me “X”.
Ish-çifti ishin të lidhur në vitin 2008 derisa ndarja e tyre e çrregullt ndodhi në vitin 2010.
Modelja, e cila më parë e akuzoi Kanyen, se e quajti atë një ‘prostitutë’ dhe e ngacmonte, foli për këtë temë me Shannon Sharpe për podcast-in e tij në Club Shay Shay.
Amber u pyet se çfarë mendonte për mënyrën se si është veshur bashkëshortja e Kanye, Bianca Censori, pasi ajo u shfaq në tapetin e kuq të Grammy me një fustan krejtësisht të tejdukshëm.
Modelja zbuloi: “Kanye me siguri do ta veshë atë kështu. Po, ai bëri të njëjtën gjë me mua dhe Kimin. Ai është i tillë”.