spot_img
Saturday, October 19, 2024
spot_img

Gazetari shqiptar: I vetmi produkt politik i Kurtit është rritja e frymës anti-amerikane në Kosovë

Gazetari shqiptar Mero Baze e ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për dëmtim të raporteve të Kosovës me ShBA-të.

Në një opinion të tij, Baze ka shkruar se për këto katër vite të qeverisje i vetmi produkt politik i Albin Kurtit është rritja e frymës anti-amerikane në Kosovë

“I gjithë investimi katër vjeçar i Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës, ishte krijimi i një profili politikani që është i “pavarur” nga SHBA dhe Bashkimi Evropian. E shoqëruar kjo me krijimin e vazhdueshëm të konflikteve dhe mbajtjen ndezur të tensioneve me Serbinë, Albin Kurti ka krijuar psikozën e gjendjes së luftës në Kosovë gjatë gjithë pushtetit të tij, për të mos lejuar kritikët, por dhe mbështetësit e tij, të flasin për një vend normal dhe ekonomi normale”, ka shkruar ai.

Sipas tij, fajtor për këtë klimë anti-perëndimore në Kosovë është Kurti dhe mbështetësit e tij.

“Kështu i vetmi produkt politik i Albin Kurtit pas katër vitesh, është rritja e frymës anti-perëndimore në Kosovë e veçanërisht ajo kundër SHBA, për shkak të tij dhe mbështetësve të tij”, ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit