spot_img
Thursday, March 6, 2025
spot_img

I “tradhton” mikrofoni Vancen dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, dëgjohen duke folur keq për Biden

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance dhe kryetari i kongresit, Mike Johnson harruan që mikrofoni është ndezur, kështu u dëgjuan duke dhënë vlerësim për fjalimin e presidentit të tanishëm të SHBA-ve, Donald Trump si dhe atë të ish-presidentit, Joe Biden.

Të dy në foltoren e Kongresit, një pjesë e bisedës u dëgjua derisa e vërejtën se është i ndezur dhe janë duke u dëgjuar drejtpërdrejtë, pak para ardhjes së presidentit Donald Trump në foltore.

Sipas tyre, fjalimin që do ta mbante Trumpi do ishte spektakolar.

“Meqë ra fjala, unë mendoj se fjalimi do të jetë i mrekullueshëm, por nuk e di se si e bëni këtë për 90 minuta”, i tha Vance, Johnson.

E, këtë bindje nuk e kishin për ish-presidentin, Joe Biden.

“Gjëja më e vështirë ishte ta bëje atë gjatë Bidenit, kur fjalimi ishte një fjalim budallallëku i fushatës”, u përgjigj Johnson.

Ai që e vërejti se mikrofoni ishte i ndezur ishte kryetari i kongresit, Mike Johnson.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit