spot_img
Thursday, March 6, 2025
spot_img

Liverpool mund PSG-në me një gjuajtje, Barça ia del me 10 lojtarë në Lisbonë, Bayern drejt çerekfinales

Liga e Kampionëve ka mbyllur ndeshjet në fazën e 1/16-ave, me tre sfida spektakolare që u luajtën mbrëmjen e së mërkurës.

Në Paris, PSG-ja priti Liverpoolin. Kampionët e Francës arritën të dominonin në lojë të besuarit e Slot, por, në fund ata që festuan ishin anglezët, të cilët morën fitoren me vetëm një gjuajtje në portë në minutën e 87’, falë të sapofuturit Elliot.

Kështu Liverpool do ta ketë më të lehtë në sfidën e kthimit në “Anfield”, aty ku Luis Enrique duhet të përgatisë skuadrën e tij për një përmbysje të madhe.

Barcelona nuk e kishte të lehtë përballë Benficës në Lisbonë, e cila pjesën më të madhe të lojës e zhvilloi me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Cubarsit. Gjithsesi, të besuarit e Flick arritën ta menaxhonin mirë sfidën dhe të fitonin falë një goli të Raphinhas.

Në Mynih, Bayerni nuk pati probleme përballë Leverkusenit në një derbi gjerman. Ekipi i Kompany dominoi takimin, duke triumfuar 3-0 falë golave të Kane dhe Musialës, teksa kanë hedhur një hap të sigurt drejt çerekfinales, ndërsa të besuarit e Alonsos nga ana tjetër, duhet të shpresojnë te një mrekulli javën e ardhshme në shtëpinë e tyre.

REZULTATET:

PSG 0-1 LIVERPOOL

Elliot 87’

BENFICA 0-1 BARCELONA

Raphinha 61’

BAYERN M. 3-0 BAYER LEVERKUSEN

Kane 9’, (P) 75’, Musiala 54’

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit