Procesi zgjedhor i 9 shkurtit, sonte u komentua edhe nga analisti politik Dardan Sejdiu.
Sejdiu i cili ka qenë në të kaluarën i angazhuar në Lëvizjen Vetëvendosje, i dha vlerësimet e tij rreth këtij subjekti politik.
Ai theksoi se LVV-në e sheh më ndryshe.
“Prej një organizate super-produktive e cila ka prodhuar politikë publike në më mënyrë intensive, ka pasur tekst, ka pasur mendim për çdo çështje, e ka pasur të elaboruar mire. Këto gjashtë vite VV-ja është shndërruar në një organizatë komplet tjetër”, deklaroi ai.
Sipas tij, Vetëvendosje, ka ndjellur urrejtje dhe ndasi në shoqëri.
Dardan Sejdiu, shtoi se e sheh Glauk Konjufcën si lider të ardhshëm të LVV-së