Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka përfunduar procesin e numërimit të të gjitha votave për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ky proces ka përfunduar dy orë me vonesë, pasi që pritej që kjo të ndodhte në ora 19:00.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi, ka deklaruar se janë numëruar më shumë se 15 mijë e 500 fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe nga votimi i personave me nevoja të veçanta, të cilat njëkohësisht janë fletëvotimet e fundit që numërohen dhe që i takojnë procesit zgjedhor të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025.