Në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë, të mërkurën rreth orës 18:15, është gjetur një trup pa shenja jete.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësi për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë, Agron Borovci, se është raportuar për një person të shtrirë në tokë.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 57 vjeç, është pa shenja jete”.
“Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Borovci.