Deputeti në ardhje nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha, kërkon nga prokuroria që ta ftojnë kryetarin e LDK-së, Lumir Abidxhiku për ta pyetur rreth deklaratës së tij se do t’i fitojnë 40 mijë vota.
Basha përmes një shkrimi në Facebook, ka publikuar disa shifra interesante, që siç i quan ai me përmbajtje kriminale nga kandidatët e LDK-së.
Ai ka bërë krahasimin e votave në Kosovë dhe votat me postë.
“Lumiri thojke që do t’i marrim 40 mijë vota, edhe atë me bindje të plotë. Meqenëse shihet qartë që ka pas manipulim, Prokuroria duhet me thirr me pyet sepse jam i bindur që ka informacion për këtë inxhiniering!
Ja disa shifra interesante me përmbajtje kriminale nga kandidatët e LDK-së, e cila duhet të ftohet në Prokurori bashkë me Lumirin!”, ka shkruar Basha.
Ai shembull ka marrë kandidatën Bahrie Hyseni dhe ka publikuar votat e saja.
Shkrimi i plotë:
Lumiri thojke që do t’i marrim 40 mijë vota, edhe atë me bindje të plotë. Meqenëse shihet qartë që ka pas manipulim, Prokuroria duhet me thirr me pyet sepse jam i bindur që ka informacion për këtë inxhiniering!
Ja disa shifra interesante me përmbajtje kriminale nga kandidatët e LDK-së, e cila duhet të ftohet në Prokurori bashkë me Lumirin!
BAHRIE HYSENI, dallimi i votave që ka marrë në Kosovë, në krahasim me votat që i ka marrë me postë nga ‘mërgata!’
Deçan:
Në Kosovë: 7 VOTA
Me postë: 131 VOTA
Istog:
Në Kosovë: 30 VOTA
Me postë: 157 VOTA
Skënderaj:
Në Kosovë: 5 VOTA
Me postë: 190 VOTA
Zubin Potok:
Në Kosovë: 0 VOTA
Me Postë: 4 VOTA
Mitrovicë e Veriut:
Në Kosovë: 0 VOTA
Me postë: 6 VOTA
Kjo zonja në 30 ambasada/konsulata ku është votu ka marrë veç 26 vota, kurse me postë 4,455!