spot_img
Tuesday, March 4, 2025
spot_img

SHBA vë me shpatulla pas murit Zelenskyn, zhvillimet e deritanishme për pezullimin e ndihmës ushtarake

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022, SHBA-ja ka siguruar pothuajse gjysmën e të gjitha shpenzimeve ushtarake në Ukrainë. Por një vendim i mbrëmshëm i presidentit Donald Trump ka vënë me shpatulla pas muri presidentin ukrainas.

Trump vendosi të pezullojë gjithë ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe kjo erdhi pas përplasjes së tij me presidentin Volodymyr Zelensky, javën e kaluar në Zyrën Ovale.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, pauza do të zgjasë derisa Trump të përcaktojë se udhëheqësit e vendit janë të përkushtuar – me besim të mirë – ndaj paqes.

Deri më tani nuk ka pasur deklaratë të drejtpërdrejt nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në lidhje me pauzën e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Shtëpia e Bardhë i tha partnerit amerikan të BBC-së, CBS, se Trump “ka qenë i qartë” se ai “është i fokusuar në paqe”, duke shtuar që “ne kemi nevojë që partnerët tanë të jenë të përkushtuar ndaj këtij qëllimi gjithashtu”.

“Ne po ndalojmë dhe rishikojmë ndihmën tonë për të siguruar që ajo po kontribuon në një zgjidhje”, shtoi Shtëpia e Bardhë, raporton BBC.

Presidenti i Ukrainës nuk i ka komentuar ende këto zhvillime, ndërsa s’ka pasur deklaratë as nga Rusia.

Kongresi amerikan ka miratuar më shumë se 180 miliardë dollarë (140 miliardë £) në ndihmë totale për Ukrainën që nga pushtimi i Rusisë gati tre vjet më parë.

ShBA ka bërë trysni mbi Zelenskyn për t’u pajtuar me thirrjen e Uashingtonit për një marrëveshje që do t’u jepte fund luftimeve në Ukrainë, ndërkohë që udhëheqësit evropianë kërkuan një rol më të fortë në këtë qëllim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit