spot_img
Tuesday, March 4, 2025
spot_img

“Punonjësi me 42 vite përvojë largohet nga puna përmes një sms-i?” – Tranikos del me një sqarim

Sami Halimi, punonjës me mbi 42 vite përvojë në NP Hekurudhat e Kosovës – Trainkos Sh.A., deklaroi se përmes një mesazhi në telefon është njoftuar për largimin nga puna. Halimi, pretendoi se po përjashtohet padrejtësisht, pasi ka refuzuar ndryshimin e kontratës së tij nga afat i pacaktuar në një kontratë 3-vjeçare.

Lidhur me këtë, me një sqarim ka dalë “Trainkos”.

Ata thonë se punëtori në fjalë nuk është larguar nga puna.

I njëjti sipas tyre ka refuzuar te nënshkruaj kontratën e punës e cila ka pagën e njëjtë sikurse paraprakja por me rastin e sistematizimit i është shuar pozita e punës prandaj kontrata e re vie me terma te ri, detyra tjera te punës për page te njëjtë sipas Rregullores se Sistematizimit e që derivon nga pozita paraprake e punës.

“Punëtori Sami Halimi ka refuzuar të nënshkruaj kontratën e punës pas sistemimit në pozitën Punëtor i Sigurimit Fizik të Objekteve/Aseteve në Transportin e Udhëtarëve, si rezultat i saj ndërmarrja Trainkos sipas procedurave që obligojnë në këtë rast ia ka ndërprere marrëdhënien e punës sipas Vendimit të datës 28.02.2025.”, thuhet në reagimin e “Trainkos”.

“Trainkos” deklaron se punëtori është ftuar që të nënshkruaj kontratën e punës, me datën 04.02.2025, po i njëjti pasi ka pranuar kontratën fizikisht, të njëjtën nuk e ka kthyer e as nënshkruar.

“Me datën 21.02.2025 i është dërguar sms telefonik njoftues se ka kaluar afati i paraparë për nënshkrim të kontratës (njoftimi i punëtoreve ka qenë se afati prej 8 ditësh është periudha për ta nënshkruar ose refuzuar kontratën) edhe përkundër këtij njoftimi i punonjësi nuk është lajmëruar dhe nuk ka pranuar ta nënshkruaj kontratën si dhe në takimet e tij me zyrtarët administrativ nuk ka ofruar ndonjë arsyetim për mosnënshkrimin e kontratës”, thuhet tutje në reagim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit