spot_img
Monday, March 3, 2025
spot_img

Policia tregon se çka u gjet në banesën e vëllait të Unikkatilit

Kanë dalë në dritë detaje të tjera për rastin e vdekjes së vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokaj, mbrëmjen e së dielës.

Në vendin e ngjarjes Policia thotë se ka gjetur një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike.

Kësisoj, Policia është duke e hetuar rastin edhe për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve.

“Prishtinë 02.03.2025, 17:30. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit